Hiqen vizat për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit te vizave për mbajtësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë. Këto pasaporta që janë lëshuar nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ky vendim u mor në seancën e fundit para se PE-ja të shpërndahej në prag të zgjedhjeve […]

Prill 23, 2024 - 15:05
 0
Hiqen vizat për shtetasit e Kosovës me pasaporta serbe

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit te vizave për mbajtësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë. Këto pasaporta që janë lëshuar nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Ky vendim u mor në seancën e fundit para se PE-ja të shpërndahej në prag të zgjedhjeve të qershorit.

Mbajtësit e këtyre pasaportave ishin të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtonin pa viza në vendet e zonës Schengen.

Në muajin nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi që të hiqeshin vizat për mbajtësit e pasaportave serbe në Kosovë.

Qeveria Kurti e ka konsideruar një vendim të tillë si shkelje e integritetit territorial të Kosovës.

Ata shtetas që kanë pasaporta të Republikës së Kosovës gëzojnë regjimin pa viza që nga data 1 Janar i këtij viti, por nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.