Historia e trishtë e Sarës: Nëna humbi veshkën nga dhuna e babait. Me zor arriti gjallë në Greqi, kur u kthye nuk e njoha…!

Kalvari i vuajtjeve për Sara Gjordenin ka nisur që në moshën 2-vjeçare. E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ish-banorja e BBVIP rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës. Ajo tregon se […]

Mars 8, 2024 - 19:15
 0
Historia e trishtë e Sarës: Nëna humbi veshkën nga dhuna e babait. Me zor arriti gjallë në Greqi, kur u kthye nuk e njoha…!

Kalvari i vuajtjeve për Sara Gjordenin ka nisur që në moshën 2-vjeçare.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ish-banorja e BBVIP rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës. Ajo tregon se nga dhuna nëna ka humbur veshkën dhe është ndarë prej saj kur ishte vetëm tre vjeçe.

Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeç. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën, Ka shkuar nga mali për në Greqi se ai që i ka ccuar nga territori Kosovës.  Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi”-tha Sara.

Mes lotësh, Sara tregoi se kur e ëma u kthye, nuk e njohu dhe i tha tezes “kush është kjo teta”.

Mami kur është larguar, për herë të pare ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë. Teze ka ardhur një tete te dera. Im at i ka vendosur zjarrin shtëpisë ku jetoja me mamin. Luna ka bërë mos të më mungonte gjë. Kur u dogj shtëpia mu dogjën kukullat dhe tezja më ka bërë kukulla me lecka dhe gurë. Luna më ka mësuar gjithçka”-tha Sara.

Po ashtu, Sara rrefeu se babai i saj nuk e ka kerkuar kurre, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese. Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.