Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kualifikohet në dy finalet e Kupës së Botës

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Salbah të Austrisë. Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen. Më parë, Lara ishte kualifikuar edhe […]

Mars 11, 2024 - 18:25
 0
Historike për Shqipërinë, Lara Colturi kualifikohet në dy finalet e Kupës së Botës

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalomit në Salbah të Austrisë. Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.

Më parë, Lara ishte kualifikuar edhe në finalen e Gjigandit Special. Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën. Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, Slalom dhe Gjigand Special. Konkurrenca mbetet padyshim e madhe, sepse aty konkurrojnë sportistet më të mira, me në krye amerikanen Mikaela Shiffrin.

“Ditë e shkëlqyer, me diell edhe pse është pak ftohtë. Manshii parë ishte pak i vështirë, për fat të keq gabova në disa kalime megjithatë në zbritjen e dytë mendova të zbavitesha dhe të bëja atë që di të bëj. Shkoi mirë, jam kualifikuar edhe në finalet e Slalomit në Salbah dhe takohemi aty”, tha Lara Colturi.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.