Hodhën lëndë piroteknike gjatë derbit Tirana-Partizani, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

  Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona pas tensioneve gjatë ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania”.  

Dhjetor 4, 2023 - 13:20
 0
Hodhën lëndë piroteknike gjatë derbit Tirana-Partizani, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

 

Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona pas tensioneve gjatë ndeshjes Tirana-Partizani të zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania”.

 

Gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozëritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë, shtetasit që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe që kanë ushtruar veprime të dhunshme.

 

Deri tani janë arrestuar 4 shtetas: D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.   Janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas, njëri prej tyre 14 vjeç, dhe R. B., 26 vjeç, G. X., 24 vjeç, të tre banues në Tiranë.

 

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit J. S., 27 vjeç, dhe M. B., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Policia thotë se po vijon hetimet për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të veprime të kundërligjshme të ndodhura gjatë këtij aktivitetit sportiv.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.