Hodhi akuza ndaj tij, Juli paralajmëron Jetmirin: Meriton padi për shpifje dhe për prishje imazhi! (FOTO)

Dramat pas “Big Brother VIP Albania 3” nuk kanë fund. Aktori Julian Deda, i cili u shpall finalisti i dytë, këtë herë mori vëmendje me një shkrim të ndarë në ‘InstaStory’. Ai ka publikuar një deklaratë të ish-banorit Jetmir Salaj, i cili kishte hedhur akuza kundrejt aktorit gjatë kohës sa ishin në “BBVA”. I njëjti […]

Qeshor 4, 2024 - 12:00
 0
Hodhi akuza ndaj tij, Juli paralajmëron Jetmirin: Meriton padi për shpifje dhe për prishje imazhi! (FOTO)

Dramat pas “Big Brother VIP Albania 3” nuk kanë fund.

Aktori Julian Deda, i cili u shpall finalisti i dytë, këtë herë mori vëmendje me një shkrim të ndarë në ‘InstaStory’.

Ai ka publikuar një deklaratë të ish-banorit Jetmir Salaj, i cili kishte hedhur akuza kundrejt aktorit gjatë kohës sa ishin në “BBVA”.

I njëjti thotë se duhet të ia vërtetojë këtë ose do t’i bëjë një padi për shpifje.

“Kanë pranuar Juli në rastin e tij se si ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik ku ka marrë pjesë në një tender publik, kanë falsifikuar tenderin dhe janë bërë pjesë e këtij falsifikimi”, ishte shprehur Salaj.

Pas kësaj deklarate, Juli shkruan:

”Jetmir, kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh…përndryshe, kjo deklaratë publike meriton një padi spektakolare për shpifje dhe për prishje imazhi”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.