Hodhi foshnjën e saj të porsalindur në lumë, dënohet me 22 vite burg Orjana Gremi
Është dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur. Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në […]
Është dënuar me 22 vite burg, Orjana Gremi, vajza që në janar të vitit që shkoi hodhi në ujërat e lumit Kir, foshnjën e saj të porsalindur.
Në seancën gjyqësore të mbajtur një ditë më parë në Gjykatën e Shkodrës, Gremi ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese. Megjithatë, kërkesa e saj nuk u mor në konsideratë nga Gjykata e Shkodrës.
Mbi të rëndon akuza e “vrasjes se të miturit”.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në 5 janar të vitit 2023, pesë ditë pasi nëna e re kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
Gremi e hodhi foshnjën në ujërat e lumit Kir, veprim që për të porsalindurin rezultoi fatal. Nëna e re u arrestua pas ngjarjes, në Golem, ku banonte te të afërmit e saj.
/f,s
What's Your Reaction?