Hodhi molotov drejt gazetarëve, lihet në arrest shtëpie militanti i Berishës dhe Metës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Sokol Bushkolajn, protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 49-vjeçarin. Përfaqësues të Rithemelimit, Bledion Nallbati, Klevis Balliu dhe Elda Hoti ishin në gjykatë […]

Qeshor 1, 2024 - 11:45
 0
Hodhi molotov drejt gazetarëve, lihet në arrest shtëpie militanti i Berishës dhe Metës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Sokol Bushkolajn, protestuesi i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve duke u hedhur molotov gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Prokuroria e Tiranës kërkoi burg për 49-vjeçarin.

Përfaqësues të Rithemelimit, Bledion Nallbati, Klevis Balliu dhe Elda Hoti ishin në gjykatë në mbështetje të tij

Ndaj tij rëndonin 5 akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema siguroi edhe momentin kur protestuesi sulmon me molotovë. Bushkolaj shfaqet totalisht i maskuar me qëllim që të mos identifikohet nga policia.

I veshur me një bluzë të bardhë, sipër saj mban flamurin shqiptar, me një kapele në kokë, syze dhe maskë e doreza kirurgjikale, 49-vjeçari shfaqet i qetë mes njerëzve të tjerë, kur nxjerr molotovët dhe i hedh në drejt të godinës së bashkisë, ndërsa një prej tyre ra në drejtim të gazetarëve dhe qytetarëve.

Ai shpërfill edhe thirrjet e policisë, të cilët i kërkojnë të mos hedhë molotovë, ndërsa largohet mes pemëve për t’u fshehur.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.