Horror në Greqi, 46-vjeçari i pret kokën dhe duart babait me sharrë dhe merr policinë në telefon: Hajdeni se e vrava

Një ngjarje shumë e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në Greqi këtë të dielë. Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar i

Shkurt 18, 2024 - 20:17
 0
Horror në Greqi, 46-vjeçari i pret kokën dhe duart babait me sharrë dhe merr policinë në telefon: Hajdeni se e vrava

Një ngjarje shumë e rëndë dhe shokuese ka ndodhur në Greqi këtë të dielë.

Mediat greke bëjnë me dije se një 46-vjeçar i ka prerë kokën dhe duart babait të tij, 77-vjeç.

Pas ngjarjes së rëndë, djali ka marrë në telefon policinë dhe e ka vënë në dijeni për krimin e rëndë që kishte kryer. “Hajdeni se e vrava”, u ka thënë 46-vjeçari autoriteteve. Pasi shkuan në vendngjarje, policia bëri arrestimin e tij, ndërsa para hetuesve deklaroi se kishte pasur konflikte me babain e tij.

Sipas mediave greke, djali fillimisht vrau dhe më pas copëtoi të atin.

Nga raportimi rezulton se autori vuan nga probleme psikologjike. Ekzaminimi mjeko-ligjor pritet të zbardhë rastin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.