Horror në Greqi/ Gjendet në oborrin e shtëpisë trupi i djegur i një të moshuari, rrëfehet i biri: E dogja sepse…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Ano Liosisë në Greqi, ku autoritetet policore kanë gjetur të djegur trupin e një të moshuari. Sipas mediave helene, i moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është djali i tij. Raportohet se i moshuari kishte […]

Qeshor 1, 2024 - 09:55
 0
Horror në Greqi/ Gjendet në oborrin e shtëpisë trupi i djegur i një të moshuari, rrëfehet i biri: E dogja sepse…

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën Ano Liosisë në Greqi, ku autoritetet policore kanë gjetur të djegur trupin e një të moshuari.

Sipas mediave helene, i moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është djali i tij.

Raportohet se i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.

Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi, ndërsa kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritete, të shqetësuar nga era e kufomës.

Ata po ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.

I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.

Ndërkohë djali i tij, 59-vjeçar punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.