Horror në Itali/ Treni me shpejtësi të lartë përplas 5 punëtorët e hekurudhës, i tërheq zvarrë për qindra metra

Një ngjarje horror është shënuar në linjën e trenave Torino Milano.   Ansa raporton se një tren, teksa ka qenë duke lëvizur me

Gusht 31, 2023 - 08:11
 0
Horror në Itali/ Treni me shpejtësi të lartë përplas 5 punëtorët e hekurudhës, i tërheq zvarrë për qindra metra

Një ngjarje horror është shënuar në linjën e trenave Torino Milano.

 

Ansa raporton se një tren, teksa ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ka përplasur punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës duke i marrë zvarrë për qindra metra. Për pasojë 5 punëtorë kanë humbur jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu është 22 vjeç.

 

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën ndërsa treni arriti të frenojnë 1 km nga vendi ku përplasi punëtorët.

 

Treni shkonte drejt Torinos me një shpejtësi 160 km/orë, ai ishte bosh dhe transportonte vagonët për në një tjetër stacion. Dinamika e ngjarjes dhe hetime po shqyrtohet nga autoritetet kompetente dhe nga Rete Ferroviaria Italiana. Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

 

Viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa po hetohet dinamika e aksidentit. Aktualisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.