Horror në Vietnam, shpërthimi i biçikletës elektrike djeg pallatin, 14 të vdekur

Një zjarr që ra në një kompleks apartamentesh në Hanoi të Vietnamit mëngjesin e së premtes, i ka marrë jetën të paktën 14 personave dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu pak pas mesnate në një ndërtesë pesëkatëshe ku ndodheshin apartamente me qira dhe një dyqan biçikletash elektrike. […]

Maj 24, 2024 - 09:55
 0
Horror në Vietnam, shpërthimi i biçikletës elektrike djeg pallatin, 14 të vdekur

Një zjarr që ra në një kompleks apartamentesh në Hanoi të Vietnamit mëngjesin e së premtes, i ka marrë jetën të paktën 14 personave dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet lokale thanë se zjarri shpërtheu pak pas mesnate në një ndërtesë pesëkatëshe ku ndodheshin apartamente me qira dhe një dyqan biçikletash elektrike.

Flakët u vunë nën kontroll një orë më pas por pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, vetëm 7 persona u arrit që të shpëtoheshin.

Sipas rezultateve të para të hetimeve, shkak i zjarrit ka qenë një qark i shkurtër në biçikletat elektrike.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.