Horrori në Shkodër/ E bija 9-vjeçare u përcoll sot në banesën e fundit, ja pse nuk u lejua në varrim i ati, Erdgys Arrazi

Teksa në ujërat e lumit Buna në Shkodër ende vijojnë kërkimet intensive për trupat e Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, ende vijojnë të hidhet dritë mbi të dhënat e kësaj ngjarjeje. Vëllai i Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Almës, ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në funeralin e vajzës 9-vjeçare, e cila […]

Maj 6, 2024 - 20:20
 0
Horrori në Shkodër/ E bija 9-vjeçare u përcoll sot në banesën e fundit, ja pse nuk u lejua në varrim i ati, Erdgys Arrazi

Teksa në ujërat e lumit Buna në Shkodër ende vijojnë kërkimet intensive për trupat e Alma Arrazit dhe djalit të saj 3-vjeçar, ende vijojnë të hidhet dritë mbi të dhënat e kësaj ngjarjeje.

Vëllai i Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Almës, ka paraqitur një kërkesë për të marrë pjesë në funeralin e vajzës 9-vjeçare, e cila u përcoll në banesën e fundit sot.

Prokuroria ka miratuar kërkesën zyrtare, por megjithatë Arrazi nuk është lejuar të jetë pjesë e ceremonisë mortore.

Më tej raportohet se Arrazi, i cili akuzohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes të bijën nuk është lejuar të jetë pjesë e varrimit pas refuzimit nga Policia e Shkodrës.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ku kërkoni leje të veçantë për të marrë pjesë në ceremonine mortore të vajzës së mitur Ergesa Erdgys Arrazi në datën 06.05.2024 ora 14:00, për të arrestuarin Erdgys Arrazi, i cili është ndaluar në datën 05.05.2024 për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, ju bëjmë me dije së bazuar në parashikimet ligjit 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim të Paraburgosurve” dhe “Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”, kompetent për dhënien e lejeve te veçanta është Drejtori i Institucionit ku mbahet personi i ndaluar, i cili merr pëlqimin e prokurorit.

Organi procedues jep pëlqimin që personi nën hetim të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë mortore, nëse nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër garantohet siguria dhe rendi gjatë shoqërimit te tij, ndalohet komunikimi me çdo person tjetër dhe sigurohet rikthimi i ti në dhomat e sigurisë ku mbahet i ndaluar, menjëherë pas përfundimit të ceremonisë mortore. Sa më sipër, ju lutem te drejtoheni në institucionin kompetent, për shqyrtimin e kërkesës suaj”-thuhet një shkresë./m.j

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.