Hovenier: Qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar, kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve i përcakton Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se i lind Kosovës e drejta për të përcaktuar kushtet me të cilat do të

Dhjetor 6, 2023 - 13:25
 0
Hovenier: Qëndrimi i SHBA nuk ka ndryshuar, kushtet e mbajtjes së zgjedhjeve i përcakton Kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur se i lind Kosovës e drejta për të përcaktuar kushtet me të cilat do të mbahen zgjedhjet, si shteti i pavarur në territorin e saj. Në një prononcim për mediat në Kosovë, Hovenier deklaroi se qëndrimi i SHBA lidhur me këtë çështje mbetet i pandryshuar.

 

”Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar që kur kjo çështje u ngrit për herë të parë në vitin 2022. Ne vazhdojmë të shprehim zhgënjimin tonë që Qeveria e Kosovës zgjodhi të mos vazhdojë praktikën e kahershme të lejimit të OSBE-së që të mbledhë fletëvotimet e votuesve serbë me të drejtë vote që jetojnë në Kosovë”, tha ai.

 

Ai shtoi se SHBA beson se votuesit me të drejtë vote në të gjitha vendet duhet të jenë plotësisht në gjendje të marrin pjesë në proceset demokratike.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.