Humb jetën elektriçisti në Elbasan, arrestohet dispeçeri i OSHEE-së

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga arrestuar dispeçerin e OSHEE-së, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një elektriçist humbi jetën gjatë

Nëntor 12, 2023 - 11:22
 0
Humb jetën elektriçisti në Elbasan, arrestohet dispeçeri i OSHEE-së

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga arrestuar dispeçerin e OSHEE-së, një ditë pas ngjarjes së rëndë, ku një elektriçist humbi jetën gjatë punës. Viktima po riparonte një defekt në fshatin Muçan të Elbasanit.

 

Sipas hetimeve, 58-vjeçari i arrestuar nuk ka marrë masat e duhura për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti. Ky mosveprim ka rezultuar fatal për elektriçistin.

 

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shefi i ekipit të OSHEE-së, pasi dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen elektricistin në kabinë.

 

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit tragjik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.