Humb jetën gjatë raportimit djali i gazetarit të Al Jazeera-s pas sulmit me dronë në Gaza

Djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza është vrarë në një sulm izraelit në Gazën jugore. Hamza al-Dahdouh, ngazetar dhe kameraman i rrjetit Al Jazeera, ishte me gazetarë të tjerë në një rrugë midis Khan Younis dhe Rafah kur u godit nga një sulm me dron. Në këtë sulm humbi […]

Janar 7, 2024 - 18:02
 0
Humb jetën gjatë raportimit djali i gazetarit të Al Jazeera-s pas sulmit me dronë në Gaza

Djali i madh i shefit të zyrës së Al Jazeera-s në Gaza është vrarë në një sulm izraelit në Gazën jugore.

Hamza al-Dahdouh, ngazetar dhe kameraman i rrjetit Al Jazeera, ishte me gazetarë të tjerë në një rrugë midis Khan Younis dhe Rafah kur u godit nga një sulm me dron.

Në këtë sulm humbi jetën edhe gazetari i pavarur Mustafa Thuraya.

Katër anëtarë të tjerë të familjes së shefit të byrosë Wael al-Dahdouh u vranë gjithashtu në tetor.

Gruaja e tij Amna, nipi i tij Adam, djali i tij 15-vjeçar Mahmoud dhe vajza shtatë-vjeçare Sham vdiqën të gjithë në një sulm izraelit.

Sipas Hisham Zaqout, një korrespondent i Al Jazeera-s, Hamza dhe një grup gazetarësh ishin rrugës për në zonën Moraj në verilindje të Rafahut e cila u caktua një “zonë humanitare” nga ushtria izraelite, por që ra pre e bombardimeve.

Sipas Al Jazeera shumë banorë të Gazës ishin zhvendosur në këtë zonë për t’i shpëtuar bombardimeve në rajone të tjera të territorit. Hamza kishte synuar të raportonte mbi situatën e zhvilluar dhe pasojat e bombardimeve.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.