Humb jetën në lule të rinisë vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë. Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook. Evanthia Tavo u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare. “Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e […]

Nëntor 28, 2023 - 22:10
 0
Humb jetën në lule të rinisë vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

Vajza e ish-deputetit Vangjel Tavo ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Tetovë.

Lajmin e trishtë e bën me dije vetë ish-deputeti i LSI përmes një njoftimi në Facebook.

Evanthia Tavo u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan ai.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.