Humb jetën tragjikisht 16-vjeçari në Itali, e zuri poshtë orteku i borës

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore. Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë,

Mars 4, 2024 - 22:20
 0
Humb jetën tragjikisht 16-vjeçari në Itali, e zuri poshtë orteku i borës

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq me reshje të dendura dëbore.

Një adoleshent 16-vjeçar ka humbur jetën në verilindje të Italisë, pranë kufirit me Austrinë, pasi u shtyp nga një ortek. Në të njëjtën kohë, në rajonin veriperëndimor të Valle D’Aosta, pranë kufirit me Francën, një ortek bllokoi hyrjen e tunelit. Fatmirësisht në atë moment nuk kishte asnjë mjet në tunel, përndryshe mund të kishte ndodhur tragjedia, raportojnë mediat italiane.

Të paktën 3000 persona, kryesisht banorë të përhershëm, por edhe turistë që ndodhen në fshatrat përreth, kanë mbetur të bllokuar dhe aktualisht makinat për heqjen e borës po përpiqen të hapin hyrjen e tunelit.

Gjithashtu në të njëjtin rajon, 2000 persona të tjerë u evakuuan si masë paraprake, pasi rrugët u bllokuan nga autoritetet për shkak të rrezikut të lartë të ortekëve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.