Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir sot kishin nisur punë: Djali, sapo ishte kthyer nga Italia

I afërmi i viktimave babë e birë ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanon të Lushnjes. Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim. Mes tjerash ai shtoi se Roland ishte baba i tre […]

Mars 1, 2024 - 19:20
 0
Humbën jetën në shpërthimin në Lushnje, babë e bir sot kishin nisur punë: Djali, sapo ishte kthyer nga Italia

I afërmi i viktimave babë e birë ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku u shpreh se Roland Verçani dhe i biri sot kishin filluar punë në kapanon të Lushnjes.

Ai theksoi se i riu sapo ishte kthyer nga Italia, pasi ishte në emigrim.

Mes tjerash ai shtoi se Roland ishte baba i tre fëmijëve, ndërkohë që dhe më parë  bënte të njëjtën punë pra me vinç.

“Janë kushërinjt tonë, Landin e kemi fis. Ishte dita e parë e punës bashkë më djalin. Punonte me kamion me vinç. Landi ka dy çuna dhe një goc. Landi ishte 55 vjeç. Çuni ka qenë në Itali,  djali kishte rreth një muaj që kishte ardhur nga emigrimi. Punonin, mirë e kishin gjendjen ekonomike”-tha ai../m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.