Humbën jetën nga një ortek, gjenden trupat e dy alpinistëve në Itali

Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit. Orteku ka

Janar 7, 2024 - 18:50
 0
Humbën jetën nga një ortek, gjenden trupat e dy alpinistëve në Itali

Dy alpinistë humbën jetën nga një ortek të shtunën, në Alpet italiane, pranë kufirit me Zvicrën, njoftoi sot shërbimi i shpëtimit.

Orteku ka ndodhur rreth mesditës, në një lartësi prej 2200 metrash në luginën Formaca, në rajonin Piemonte të Italisë veriore.

Një nga viktimat u hodh nga orteku në liqenin në fund të shpatit, ndërsa trupi tjetër u gjet në dëborë.

Pavarësisht erërave të forta, helikopteri arriti të zbarkonte një ekip shpëtimi të ndihmuar nga një njësi qensh.

Një helikopter zjarrfikës me zhytës u dërgua për të nxjerrë trupin nga liqeni, thanë ekipet e shpëtimit.

Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.