Humbën jetën tragjikisht në Këlcyrë, dërgohen në morgun e Lushnjës trupat e 7 emigrantëve

Një aksident me përmasa tragjike ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në aksin Këlcyrë-Përmet, ku 8 persona humbën jetën, drejtuesi i mjetit shqiptar,

Prill 2, 2024 - 18:25
 0
Humbën jetën tragjikisht në Këlcyrë, dërgohen në morgun e Lushnjës trupat e 7 emigrantëve

Një aksident me përmasa tragjike ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në aksin Këlcyrë-Përmet, ku 8 persona humbën jetën, drejtuesi i mjetit shqiptar, dhe shtatë të tjerët emigrantë të paligjshëm.

Policia bëri me dije se shoferi, Edison Bregaj 24-vjeç, kishte marrë automjetin tip “Benz” me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi Agustin Gjepa, 26 vjeç

Trupi i 24-vjeçarit shqiptar është tërhequr nga familjarët, ndërkohë që trupat e shtatë emigrantëve janë transportuar në morgun e Lushnjës për shkak të kushteve frigoriferike.

Trupat e emigrantëve do të qëndrojnë në morgun e  Lushnjës deri sa të identifikohet, ndërsa po punohet me ambasadat e akredituara në Tiranë për identifikimin e tyre dhe më pas lidhjen me familjarët.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraparak të dhënë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, në afërsi të fshatit Kuqar, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 shtetas (drejtuesi i automjetit dhe 7 shtetas që dyshohet se janë nga Vendet e Treta), ju informojmë se nga verifikimet e kryera dyshohet se drejtuesi i këtij automjeti është shtetasi E. B., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera rezulton se automjeti tip “Benz” që drejtonte shtetasi E. B. është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, nga shtetasi A. Gj., 26 vjeç.

Policia e Shkodrës ka shoqëruar në Komisariat, shtetasin A. Gj., për ta marrë në pyetje për rastin.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.