Humbet kontrollin dhe del nga rruga/  Kamioni merr flakë në autostradën Vlorë-Fier

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat pranë rrugës.   Si

Shtator 25, 2023 - 17:45
 0
Humbet kontrollin dhe del nga rruga/  Kamioni merr flakë në autostradën Vlorë-Fier

Një aksident ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Një kamion ka humbur kontrollin gjatë qarkullimit dhe ka përfunduar në tokat pranë rrugës.

 

Si pasojë e përplasjes është përfshirë nga flakët kabina e kamionit. Fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe nuk është lënduar.

 

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Mifol, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po shuajnë flakët e kamionit.

 

Kamioni ishte ngarkuar me rërë  bituminoze  në Selenicë .

 

Shkak i aksidentit ka qenë  goma e cila ka pësuar defekt , çarje dhe për pasojë ka humbur kontrollin, ndërsa është përfshirë nga flakët.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.