Humbet kontrollin e motomjetit, përplaset me makinën, aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Pllocë. Një i plagosur

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet. Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij. Nga ana tjetër dyshohet se […]

Janar 31, 2024 - 20:31
 0
Humbet kontrollin e motomjetit, përplaset me makinën, aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Pllocë. Një i plagosur

Një aksident është regjistruar rreth orës 19:50 në aksin rrugor Pogradec-Qafe Plloce. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe një automjet.

Nga informacionet e para drejtuesi i motomjetit ka marrë dëmtime trupore dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit, por nuk dihet saktësisht gjendja e tij.

Nga ana tjetër dyshohet se motomjeti ka goditur në pjesën e pasme automjetin dhe më pas ka humbur kontrollin.
Në vendngjarje ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Pogradecit ne afërsi të unazës. Një zonë kjo me fluks të shumtë të automjeteve./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.