Humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale dentare, ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu do të kryhet nga mjekë italianë

Nje grup mjekësh nga Italia do të kryejnë akt ekspertizën e 3-vjeçarit Brian Spahiu, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Fëmija

Prill 23, 2024 - 14:00
 0
Humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale dentare, ekspertiza e 3-vjeçarit Brian Spahiu do të kryhet nga mjekë italianë

Nje grup mjekësh nga Italia do të kryejnë akt ekspertizën e 3-vjeçarit Brian Spahiu, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.

Fëmija dyshohet se ndërroi jetë pas ndërhyrjes krirurgjikale në klinikën e mjekut Roland Xhaxho. Vogëlushi 3-vjeçar  humbi jetën tragjikisht në tetor të vitit të kaluar ndërhyrjes kirurgjikale që iu nënshtruar në një klinikë private dentare.

Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho u vendosën nën lupën e policisë dhe të prokurorisë pas humbjes së jetës së vogëlushit 3 vjeçar që u mjekua te klinika private për dhëmbët e tij të prishur, dhe më pas humbi jetën.

Familjarët e 3-vjeçarit akuzojnë mjekun Xhaxho se i ka dhënë mbidozë narkoze fëmijës, duke i nxjerrë jashtë funksionit mëlçinë.

Por vetë Roland Xhaxho ka mohuar se ka kryer neglizhencë mjekësore, duke shtuar se Briani ka dalë nga klinika i zgjuar./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.