Humbi kontaktet me burrin në Hungari, gruaja kërkon ndihmën e ambasadës shqiptare në Budapest
Vojsava Meçani, gruaja e Lulzim Meçanit që shkoi në Hungari për punë për humbi kontaktet me familjen, ka kërkuar ndihmën e ambasadës së Shqipërisë në Budapest duke kërkuar informacion. Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus që ka ndjekur këtë çështje, pasqyron edhe mesazhin e Vojsava Meçanit dërguar ambasadës shqiptare në Hungari. “Jam Vojsava […]
Vojsava Meçani, gruaja e Lulzim Meçanit që shkoi në Hungari për punë për humbi kontaktet me familjen, ka kërkuar ndihmën e ambasadës së Shqipërisë në Budapest duke kërkuar informacion.
Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus që ka ndjekur këtë çështje, pasqyron edhe mesazhin e Vojsava Meçanit dërguar ambasadës shqiptare në Hungari.
“Jam Vojsava Meçani, bashkëshortja e Lulzimi Meçanit. Burri im shkoi në Hungari për punë në datë 11 Shtator. Ai zbuloi se puna ishte ndryshe nga sa priste. Ai donte të kthehej në shtëpi dhe pasi na njoftoi për vendimin e humbëm kontaktin. Herën e fundit që biseduam ai tha se do të kthehej në shtëpi të nesërmen, sepse më tha se ishte në Hungari. Kjo telefonata ishte në mbrëmjen e 19 Shtatori. Ne kemi merak për shëndetin dhe jetën e tij. Unë kam bashkangjitur një dokument zyrtar që ka marrë në punë, pasaportën e tij dhe disa foto të tij. Ky është personi agjent që gjeti këtë punë për të, Enea Kiptiu”.
Lulzim Meçani shkoi në Hungari për të punuar në transportin e fruta-perimeve, por aty zbuloi se puna nuk ishte ajo që kishte menduar. Personat me të cilët ishte lidhur që e dërguan në Hungari për punë, duket se e kishin përfshirë në një tjetër aktivitet. Ai vetë këtë shqetësim ia kishte shprehur bashkëshortes dhe kërkonte të kthehej në Shqipëri, por nuk mundej. Më pas humbi kontaktin me familjen.
/a.r
What's Your Reaction?