Humbi nënën në shpërthimin e Gërdecit, Laçi: Në fabrikë fillova punë 14 vjeç. Prindërit mbetën brenda në flakë…!

Vasil Laçi, i cili humbi të ëmën në shpërthimin e Gërcdecit që ndodhi në vitin 2008 ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku tha se asokohe ishte 14 vjeç dhe punonte në fabrikën e çmontimit. Ai tregoi se punën e nisi në vitin 2007 ku më pas mori mamin dhe babanë. Më tej tregoi […]

Tetor 18, 2023 - 15:55
 0
Humbi nënën në shpërthimin e Gërdecit, Laçi: Në fabrikë fillova punë 14 vjeç. Prindërit mbetën brenda në flakë…!

Vasil Laçi, i cili humbi të ëmën në shpërthimin e Gërcdecit që ndodhi në vitin 2008 ka dhënë një intervistë për Euronews Albania, ku tha se asokohe ishte 14 vjeç dhe punonte në fabrikën e çmontimit.

Ai tregoi se punën e nisi në vitin 2007 ku më pas mori mamin dhe babanë. Më tej tregoi se në momentin që ndodhi shpërthimi të gjithë u larguan por e ëma e i ati ngelën brenda. E ëma i humbi jetën pas 10 ditësh në Itali, ndërsa i ati qëndroi për 9 muaj në koma asokohe.

“Në 2007 unë kam filluar punë në fabrikën e çmontimit. Më pas erdhën predhat e më pas unë mora në punë mamin e babin. Ndodhi më pas shpërthimi. Mami e babi mbetën  brenda. Mamin e dërguan për Itali ku ndërroi dhe jetë pas 10 ditësh. Babi qëndroi 9 muaj në gjendje kome.

Ikëm më vrap. Pamë një flakë që shpërtheu. Isha 14 vjeç kur u punësova. Nuk më kërkuan as dokumente as asgjë. Kur bëra gjyq për dëmshpërblim, kisha gjyqtare  gruan e Azem Hajdarit, më tha kush të tha me hy me punuar. Pse ike në punë më tha? Isha nevojtar. Pse na lejoi shteti të hymë e të punoj. Po të isha me këto mend nuk shkoja kurrë të punoj”-theksoi 31-vjeçari./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.