Humbja e thellë e opozitës në Kukës, justifikohet Meta: Tregues që shteti kontrollon votën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një konference për mediat ka reaguar për herë të parë mbi humbjen e opozitës në zgjedhjet e Kukësit. Meta është justifikuar për humbjet e opozitës në zgjedhjet në Kukës si edhe në zgjedhjet e 14 majit duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar se […]

Shtator 26, 2023 - 15:15
 0
Humbja e thellë e opozitës në Kukës, justifikohet Meta: Tregues që shteti kontrollon votën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një konference për mediat ka reaguar për herë të parë mbi humbjen e opozitës në zgjedhjet e Kukësit.

Meta është justifikuar për humbjet e opozitës në zgjedhjet në Kukës si edhe në zgjedhjet e 14 majit duke drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, duke e akuzuar se ka kapur shtetin.

“Tani pas skandalit të shpjegosh rezultatin nuk ka lidhje me skandalin. Zgjedhjet e Kukësit janë thjesht një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe intriguese se si ky shtet kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizmit.

Roli kryesor është blerja, përçarja dhe pengmarrja e opozitës. Kemi dhe ditët e fundit dhe pranimin e fajësisë nga McGonigal sa i përket rolit të tij me Shqipërinë.

Është detyra e opozitës për të reflektuar në kushtet aktuale të një regjimi respresiv, intimidues ndaj gjithë qytetarëve shqiptarë  dhe ndaj atyre që gëzojnë bindje politike të ndryshme nga ato të qeverisë për të gjetur zgjidhjet më të përshtatshme dhe efikase për të ardhmen.

Të gjitha pasojat e kapjes së shtetit dhe jo vetëm te zgjedhjet që përmendët ju, 14 maji, por edhe ky mosfunksionim në Shqipëri, gjithë ky korrupsion në rritje ka lidhje me disa akte të rënda me lidershipin”, tha Meta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.