Humbja e thellë në Kukës, analisti: Qytetarët po refuzojnë Berishën e Metën! Kreu i PL-së ka vënë bast me kalin e lodhur

Analisti, Lavdrim Lita komentoi zgjedhjet në Kukës, të cilat dhanë një rezultat me fitore të thellë të Partisë Socialiste me mbi 5 mijë vota.Lita u shpreh se kjo fitore e dytë e Partisë Socialiste duhet parë më shumë si dërrmimi i Berishës dhe Metës. “Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali […]

Shtator 25, 2023 - 15:45
 0
Humbja e thellë në Kukës, analisti: Qytetarët po refuzojnë Berishën e Metën! Kreu i PL-së ka vënë bast me kalin e lodhur

Analisti, Lavdrim Lita komentoi zgjedhjet në Kukës, të cilat dhanë një rezultat me fitore të thellë të Partisë Socialiste me mbi 5 mijë vota.Lita u shpreh se kjo fitore e dytë e Partisë Socialiste duhet parë më shumë si dërrmimi i Berishës dhe Metës.

“Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali Berishës nuk është përtypur mirë nga demokratët apo qytetarët në Kukës dhe me thënë të drejtën më shumë se opozita e vërtetë qytetarët kanë preferuar pushtetin e vërtetë.

14 maji nuk ishte rastësi apo aksident politik. Me gjithë këto skandale apo ngjarje që kanë ndodhur, duhet ta kishin dëmtuar mazhorancën, por nuk është faji i qytetarëve. Po refuzohen Berisha e Meta.”- tha Lita në Report Tv.

Qytetarët e Kukësit, nuk e patën opozitën si alternativë sepse mesazhi i tyre është shumë i qartë, po refuzojnë Berishën e Metën, thekson analisti.

“Kjo piruete për të bërë deputetët për të qenë në prehrin e Sali Berishës nuk është përtypur mirë nga demokratët apo qytetarët në Kukës dhe me thënë të drejtën më shumë se opozita e vërtetë qytetarët kanë preferuar pushtetin e vërtetë.

14 maji nuk ishte rastësi apo aksident politik. Me gjithë këto skandale apo ngjarje që kanë ndodhur, duhet ta kishin dëmtuar mazhorancën, por nuk është faji i qytetarëve. Po refuzohen Berisha e Meta.”- tha Lita.
Lita theksoi se më i humburi në fakt është Ilir Meta, i cili vetëm po fundoset nga Berisha. Sipas tij, Meta po investon shumë dhe ka marrë vetëm humbje në këmbim.

“Në 2015 PD e ka fituar Kukësin me 3 mijë vota më parë, në 2019 nuk mori pjesë në zgjedhje dhe është humbur më 14 maj dhe u rihumb sërish për herë të dytë. Projekti ‘BF’ nuk funksionon. Berisha po fundos edhe Ilir Metën, i është varur si gurë më qafë dhe po e fundos. Meta po investon shumë dhe po merr vetëm humbje. Ka vënë bast në kalin e lodhur.”- theksoi Lita.
I pyetur për retorikën e njëjtë të Berishës për vjedhjen e votave, Lita zgjodhi ta ironizojë.

“Ai libri i zgjedhjeve të bëhet film dhe në zgjedhjet e ardhshme të bëhet serial. Ai është humbësi i çdo palë zgjedhjeve dhe nuk mban përgjegjësi dhe drejton gishtin nga të tjerët.”- vijoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.