Humbja me Erzenin, Orges Shehi paralajmëron masa: Kush e do formacionin të luftojë, s’do bëj si burrë i mirë

Tirana humbi 0-1 me Erzenin për javën e pestë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos nga goli i Maliqit, teksa pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhebluve. Orges Shehi u shpreh i zhgënjyer nga humbja. “Patjetër që jemi të zhgënjyer. Nuk është se do dal unë këtu e të bëj si […]

Shtator 22, 2023 - 18:45
 0
Humbja me Erzenin, Orges Shehi paralajmëron masa: Kush e do formacionin të luftojë, s’do bëj si burrë i mirë

Tirana humbi 0-1 me Erzenin për javën e pestë në Superligë. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos nga goli i Maliqit, teksa pas ndeshjes foli edhe trajneri i bardhebluve. Orges Shehi u shpreh i zhgënjyer nga humbja.

“Patjetër që jemi të zhgënjyer. Nuk është se do dal unë këtu e të bëj si burrë i mirë. Jam i zhgënjyer për si interpretuam, sigurisht mund të kishim pak më shumë grintë e dëshirë të fitonim topin e parë e të dytë e mos i jepnim mundësi kundërshtarëve. Ndodhi përsëri situata ku pësojmë gol shpejt e riniset kundërshtari, është ndeshje për t’u harruar.

Kjo ndeshje na ka shërbyer vetëm për keq e të marrim si mësim, që nga unë i pari. Kampionati sa ka filluar është rrugëtim i gjatë duke ditur edhe formulën me Final Four. Do të fokusohemi e jemi gjithmonë te 100%, 200% ai që futet. Do të fokusohemi te ata që janë, pastaj të tjerët të marrin vendin duke luftuar e duke qenë konkurrent për vendi e titullarit”, tha Shehi për MCN.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.