Humbja me Kilin/ Mario Mitaj magjeps drejtuesit bardhezi, mbrojtësi i Kombëtares është profili perfekt për Juventusin

Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3. Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit. Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar […]

Mars 23, 2024 - 17:10
 0
Humbja me Kilin/ Mario Mitaj magjeps drejtuesit bardhezi, mbrojtësi i Kombëtares është profili perfekt për Juventusin

Shqipëria zhvilloi një miqësore mbrëmë me Kilin ku humbi me rezultatin 0-3.

Por jo çdo gjë shkoi keq për kuqezinjtë, të paktën jo për njërin prej tyre. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë, Mario Mitaj. Ashtu siç pritej, në “Enio Tardini” të Parmës ka pasur disa vëzhgues të Juventusit.

Sipas “Tuttosport”, Mitaj i ka impresionuar drejtuesi bardhezi me performancën e treguar. Tashmë ai është kthyer në synimin e Juventusit dhe në merkaton e verës mund të ketë një ofertë për futbollistin. Kartoni i tij është i përballueshëm për “Zonjën” dhe me siguri mund të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Kjo do ishte një mundësi shumë e madhe për një ndër yjet e Kombëtares shqiptare./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.