Hungaria do të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër pavarësisht lidhjeve me Moskën

Hungaria konfirmoi sot se do të marrë pjesë në konferencën e paqes më 15 qershor në Zvicër, pavarësisht se mban lidhje të ngushta

Qeshor 6, 2024 - 16:10
 0
Hungaria do të marrë pjesë në konferencën e paqes në Zvicër pavarësisht lidhjeve me Moskën

Hungaria konfirmoi sot se do të marrë pjesë në konferencën e paqes më 15 qershor në Zvicër, pavarësisht se mban lidhje të ngushta me Rusinë, e cila nuk është ftuar.

Hungaria, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, kritikon ashpër sanksionet perëndimore kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.

Krahas kësaj, kryeministri hungarez Viktor Orbán ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, duke shkaktuar reagimin e partnerëve të tij.

“Hungaria do të përfaqësohet në konferencë në nivel ministror,” tha Ministri i Jashtëm Peter Szijjártó nga Shën Petersburgu ku po merr pjesë në një forum ekonomik.

Samiti i Ukrainës synon të sigurojë mbështetjen ndërkombëtare për propozimet e paqes të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilat përfshijnë tërheqjen e trupave ruse nga vendi i tij.

Rusia e ka hedhur poshtë këtë iniciativë si humbje kohe.

Nga ana e saj, Hungaria nuk i ka ofruar ndihmë ushtarake Ukrainës, ndërkohë që ka bllokuar nismat evropiane për të mbështetur Kievin.

Budapesti ka kritikuar prej kohësh Ukrainën për kufizimin e të drejtave të hungarezëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht kur bëhet fjalë për mësimin e gjuhës së tyre amtare.

Ndërsa Evropa Perëndimore ka kërkuar të heqë dorë nga gazi rus, Hungaria merr 4.5 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia sipas një kontrate 15-vjeçare të nënshkruar në 2021./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.