Hygerta Meta pranon vrasjen e të atit: Nënën e goditi një herë në zemër. Prishi bombolën e gazit që unë të…

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës. Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me […]

Shkurt 26, 2024 - 13:35
 0
Hygerta Meta pranon vrasjen e të atit: Nënën e goditi një herë në zemër. Prishi bombolën e gazit që unë të…

Tre fëmijët që vranë babanë Pëllumb Meta në Durrës kanë dalë sot para Gjykatës.

Hygerta Meta ka deklaruar para togave të zeza se vëllai vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se e kanë marr vesh lajmin pak më vonë. Më pas ajo ka thënë se janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka deklaruar Hygerta Meta në Gjykatë.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste.

Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent.

Nje here e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk”, ka shtuar ajo.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.