Hyri me thikë në sheshin e Shën Palit kur Papa po bekonte besimtarët, arrestohet 51-vjeçari në Itali

Një burrë rreth 51-vjeç është arrestuar nga policia në Itali. Burri është futur mes turmës në sheshin e Shën Palit me një thikë

Janar 28, 2024 - 18:19
 0
Hyri me thikë në sheshin e Shën Palit kur Papa po bekonte besimtarët, arrestohet 51-vjeçari në Itali

Një burrë rreth 51-vjeç është arrestuar nga policia në Itali. Burri është futur mes turmës në sheshin e Shën Palit me një thikë në xhep, teksa Papa Françesku ka qenë duke bekuar besimtarët.

Autroritetet përjashtuan mundësinë e lidhjes së burrit me ngjarje të terrorizmit, teksa shtuan se 51-vjeçari e kishte thikën me detektorë metalikë në xhepun e pantallonave.

Në tentativë për të imobilizuar burrin, një punonjës policie ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pak orë pas sulmit të përgjakshëm në kishën katolike Santa Maria në Stamboll dhe gatishmëria e autoriteteve ka qenë i lartë për të përjashtuar çdo ngjarje tjetër të mundshëm që mund të përgjakte vendin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.