I akuzuar nga Spanja për trafikim narkotikësh, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 8” është kapur dhe arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin në Spanjë 28-vjeçari me iniciale K.N. I riu është akuzuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike. “Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e […]

Qeshor 3, 2024 - 10:25
 0
I akuzuar nga Spanja për trafikim narkotikësh, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 8” është kapur dhe arrestuar në Lezhë me qëllim ekstradimin në Spanjë 28-vjeçari me iniciale K.N. I riu është akuzuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike.

“Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar K. B., 28 vjeç, i lindur në fshatin Domgjon, Lezhë”, njofton policia.

Gjykata e Tarragonës në Spanjë me vendimin e datës 28 Maj të 2024-ës, i ka caktuar 28-vjeçarit masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.