I arrestuar për marrëdhënie seksuale më të mitura, fshehu në banesën e të motrës municion luftarak

Policia e Durrësit ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen në banesën e të afërmes së një personi të arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll. (të arrestuar më […]

Nëntor 5, 2023 - 14:50
 0
I arrestuar për marrëdhënie seksuale më të mitura, fshehu në banesën e të motrës municion luftarak

Policia e Durrësit ka sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, drogë dhe sende që shërbenin për ndarjen e drogës, në doza, me qëllim shitjen në banesën e të afërmes së një personi të arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.

Shërbimet e Policisë kryen kontroll në banesën e motrës së shtetasit A. Ll. (të arrestuar më parë, për marrëdhënie seksuale me të mitura), shtetases M. D., në lagjen nr. 18.

Gjatë kontrollit në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi lënde narkotike heroinë dhe një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike, në doza, sende të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Ll., si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. D., 64 vjeçe, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.