I ati u vra nga terroristët serbë, rrëfimi prekës i vajzës së Afrim Bunjakut: S’mundem me u mësu me mungesën e babës, por jam krenare

Me duart që i dridhen dhe sytë e përmbytur nga lotët, Arbenita thotë se “sdo të mundem me u msu me mungesën e babës”, e megjithatë thekson se “jam krenare se baba e dha jetën për të mbrojtur Atdheun”. 25-vjecarja, studente e Juridikut, është vajza e Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë që u qëllua për […]

Tetor 4, 2023 - 19:30
 0
I ati u vra nga terroristët serbë, rrëfimi prekës i vajzës së Afrim Bunjakut: S’mundem me u mësu me mungesën e babës, por jam krenare

Me duart që i dridhen dhe sytë e përmbytur nga lotët, Arbenita thotë se “sdo të mundem me u msu me mungesën e babës”, e megjithatë thekson se “jam krenare se baba e dha jetën për të mbrojtur Atdheun”.

25-vjecarja, studente e Juridikut, është vajza e Afrim Bunjakut, rreshterit të policisë që u qëllua për vdekje nga një grup terroristësh serbë në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

“Lajmin e kobshëm ma dha tezja. Nuk doja më e besu. Baba ishte nis në orën 5 të mbrëmjes për në punë. E nuk u kthye me gjalle. Eshte nje humbje që dhemb shumë, aq shume se nuk gjej fjale me e deshmu”, thotë Arbenita, teksa na pret në shtëpinë e saj në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë, ku ende dyert e mortit janë të hapura.

“Jam krenare për babën, e siç ai ma ka porosit unë do të ndjek rrugën e drejtësisë. Për të bërë drejtësi për vendin tim, vendin tonë, vendin për të cilin baba dha jetën”, thotë Arbenita, e cila lutet e shpreson që babai i saj të jetë Dëshmori i fundit në Kosovë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.