I braktisur nga prindërit, Ardjas Markati: Nuk e fal nënën time, ajo nuk sakrifikoi për ne

Ardjas Markati ka rrëfyer jetën e tij të vështirë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus. Ardjasi tregoi se prindërit e braktisën dy herë, herën e parë në “Shtëpinë e Fëmijës” ndërsa herën e dytë, ata nuk e pranuan. Edhe pse nëna e tij ndryshe nga babai e ka […]

Prill 4, 2024 - 21:00
 0
I braktisur nga prindërit, Ardjas Markati: Nuk e fal nënën time, ajo nuk sakrifikoi për ne

Ardjas Markati ka rrëfyer jetën e tij të vështirë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Ardjasi tregoi se prindërit e braktisën dy herë, herën e parë në “Shtëpinë e Fëmijës” ndërsa herën e dytë, ata nuk e pranuan.

Edhe pse nëna e tij ndryshe nga babai e ka pritur më mirë takimin me të, sërish Ardjasi thotë se nuk e pranon më në jetën e tij. Sipas tij pavarësisht dhunës apo presionit nga babai, ajo nuk sakrifikoi për fëmijët si nënë, por thjeshtë i dorëzoi në institucion.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Folëm për babain, po për mamanë?

Ardjas Markati: Po e kam gjetur por nuk dua të kem të bëj me ta, as me vëllezërit.

Brikena Prifti: Je refuzuar edhe nga nëna?

Ardjas Markati: Nëna ka qenë e traumatizuar nga burri dhe na çoi në jetimore.

Brikena Prifti: E ke takuar?

Ardjas Markati: Po e kam takuar.

Brikena Prifti: Çfarë të ka thënë?

Ardjas Markati: Që ka qenë e traumatizuar nga babai.

Brikena Prifti: A e ke falur?

Ardjas Markati: Jo nuk e kam falur, pasi ajo nuk ka sakrifikuar për ne./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.