I dehur në timon dhe me arsenal armësh në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu gjatë kontrolleve atij iu gjetën një

Janar 14, 2024 - 12:04
 0
I dehur në timon dhe me arsenal armësh në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë

Një 45-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu gjatë kontrolleve atij iu gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik), të cilat u sekuestruan.

“Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, te rrethrrotullimi i Savrës, ndaluan automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Në brendësi të automjetit u gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik). Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.