I dënuar me 4 vite burg pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata italiane jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri

Gjykata italiane i ka dhënë “OK” ekstradimit të Davide Pecorellit drejt Shqipërisë. Sipas mediave italiane ka qenë Gjykata e Apelit të Perugias e

Maj 24, 2024 - 20:55
 0
I dënuar me 4 vite burg pasi inskenoi vdekjen e tij, Gjykata italiane jep “OK” për ekstradimin e Davide Pecorellit në Shqipëri

Gjykata italiane i ka dhënë “OK” ekstradimit të Davide Pecorellit drejt Shqipërisë.

Sipas mediave italiane ka qenë Gjykata e Apelit të Perugias e cila ka dhënë vendimin për ekstradimin e Pecorellit, i cili është dënuar me 4 vite burg nga gjykata e Pukës në prill të këtij viti, pasi inskenoi vdekjen e tij ndërsa ndodhej në vendin tonë.

Ndëkrohë që avokatët e Pecorellit Andrea Castori dhe Massimo Brazzi kanë dekalruar se do të kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit të Peruxhias dhe do të apelojnë në Gjykatën e Lartë kundër ekstradimit.

Kujtojmë që Davide Pecorelli në janar të vitit 2021 për të shmangur borxhet e mëdha financiare që kishte ën Itali, inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri.

Ai i vuri zjarrin një makine të marrë me qera, ndërsa kishte futur brenda mjetit eshtrat e një personi tjetër për ta bërë më të besueshme vdekjen e tij.

Më pas ai u gjet i gjallë më 17 janar 2021, në ishullin Montecristo (Itali), dhe pas ndalimit filloi të trillonte legjenda me thesare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.