I dënuar me 6 vite burg për transport të emigrantëve, arrestohet 59-vjeçari në Berat

Një 59-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte qenë i dënuar me 6 vite burg për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 59-vjeçari i arrestuar është shtetasi Agron Ymeraj. Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet […]

Janar 27, 2024 - 12:02
 0
I dënuar me 6 vite burg për transport të emigrantëve, arrestohet 59-vjeçari në Berat

Një 59-vjeçar në Berat ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte qenë i dënuar me 6 vite burg për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se 59-vjeçari i arrestuar është shtetasi Agron Ymeraj.

Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

Njoftimi i Policisë:

Berat-I dënuar me 6 vjet burgim, për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta, kapet dhe ndalohet 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Agron Ymeraj, 59 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

/a.d

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.