I dënuar me burg, “paketohet” nga Belgjika 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve

Janar 29, 2024 - 10:27
 0
I dënuar me burg, “paketohet” nga Belgjika 30-vjeçari shqiptar

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit luftarak” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Falë bashkëpunimit me Interpol Brukselin, është kapur në Belgjikë, shtetasi M. P., 30 vjeç, lindur në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Shtetasi M. P., në muajin korrik të vitit 2023, pas një konflikti me shtetasin A. Gj., e ka kanosur atë, në ambientet e një restoranti, me armë zjarri kallashnikov. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.