I dënuar me burg që në vitin 2015, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është arrestuar 65-vjeçari me iniciale K.E., banues në Elbasan. Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë […]

Prill 23, 2024 - 11:00
 0
I dënuar me burg që në vitin 2015, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është arrestuar 65-vjeçari me iniciale K.E., banues në Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.