I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari nga Kuçova

Një 37-vjeçar ka rënë në  prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe

Janar 25, 2024 - 10:25
 0
I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 37-vjeçari nga Kuçova

Një 37-vjeçar ka rënë në  prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit, Tiranë, për shtetasin Asqeri Myrteli, 37 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas është dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2022, u kap nga shërbimet e Policisë, duke shpërndarë lëndë narkotike, në Kuçovë.

37-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.