I dënuar për vrasje në Maqedoni, 45-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e kriminelit serb

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim

Tetor 10, 2023 - 11:25
 0
I dënuar për vrasje në Maqedoni, 45-vjeçari tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e kriminelit serb

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

 

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar të shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut për vrasje. 45-vjeçari ka tentuar të largohet nga Shqipëria me pasaportë të një shtetasi serb, por është pikasur nga policia kufitare e portit të Durrësit.

 

Pasaporta e përdorur i përkiste një personi nga Serbia, me rekorde kriminale. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.