I dënuari i mbijetoi ekzekutimit me helm: tani do të jetë i pari që do të ekzekutohet me nitrogjen

Në SHBA , thithja e azotit të pastër do të përdoret për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur.   Amerikani 58-vjeçar, Kenneth Eugene Smith

Shtator 20, 2023 - 12:10
 0
I dënuari i mbijetoi ekzekutimit me helm: tani do të jetë i pari që do të ekzekutohet me nitrogjen

Në SHBA , thithja e azotit të pastër do të përdoret për herë të parë për të ekzekutuar një të burgosur.

 

Amerikani 58-vjeçar, Kenneth Eugene Smith , i mbijetoi një tentative ekzekutimi në vitin 2022 .

 

 Ekipi përgjegjës, në fakt, nuk ishte në gjendje të identifikonte venat ku të injektohej helmi dhe i dënuari qëndroi i lidhur në barelë për katër orë. 

 

Kështu tanime u vendos që të eksperimentohej me hipoksinë e azotit . Shoqatat e të drejtave të njeriut , përfshirë OJQ-në Equal Justice Initiative, kanë protestuar kundër kësaj metode të cilësuar si barbare.

Hipoksia e azotit është një teknikë që shkakton vdekjen nga mbytja dhe asfiksia brenda katër deri në pesë minuta. Nëpërmjet një maske, subjekti thith gazin dhe fillon të ndjejë mungesë oksigjeni.

 

I denuari me vdekje, Kenneth Eugene Smith u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, më pas me vdekje në vitin 1988 për vrasjen e porositur me thikë të Elizabeth Dorlene Sennett, gruaja e një pastori në Kishën Wetside të Krishtit në Sheffield./Tgcom

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.