I dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin, Manuel Sarrazin brenda një jave dy herë qëndroi në Kosovë për të diskutuar me autoritetet kosovare situatën e sigurisë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri ku nga një grup i armatosur serb, mbeti i varë një polic i Kosovës dhe tre sulmues. Sarrazin i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jörn Rohde, nuk folën për mediat pas takimit të dielën pasdite me kryeministrin Kurti, ndërsa, ku i fundit tha se pas sulmit të 24 shtatorit, “veprimet destabilizuese të Serbisë vijuan dhe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës”.
“Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë”, thuhet në një njoftim nga kryeministria. Sipas Kurtit, “marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”.
albanianlive
AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.