I ftohti arktik/ Stuhia e acartë drejt Ballkanit, bien ndjeshëm temperaturat

I ftohti arktik do të mbërthejë një pjesë e Europës Lindore dhe Qendrore. Parashikimet flasin për një stuhi të acarë, me temperatura të ulëta dhe reshje bore, gjatë gjithë fundjavës. I ftohti pritet të mbërrije dhe në gadishullin e Ballkanit. Në Serbinë veriore reshjet e borës kanë arritur në mbi 25 centimetra, ndërkohë që ka […]

Nëntor 25, 2023 - 18:17
 0
I ftohti arktik/ Stuhia e acartë drejt Ballkanit, bien ndjeshëm temperaturat

I ftohti arktik do të mbërthejë një pjesë e Europës Lindore dhe Qendrore. Parashikimet flasin për një stuhi të acarë, me temperatura të ulëta dhe reshje bore, gjatë gjithë fundjavës. I ftohti pritet të mbërrije dhe në gadishullin e Ballkanit.

Në Serbinë veriore reshjet e borës kanë arritur në mbi 25 centimetra, ndërkohë që ka probleme qarkullimin e mjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.

Bora ka sjellë probleme dhe në veri të Greqisë dhe në zonat malore, si dhe në Maqedoninë e Veriut. Parashikimet flasin për reshje bore deri ne 50 centimetra. Stuhia pritet të zgjasë rreth 48 orë. Reshjet më të mëdha të borës dhe shiut pritet të godasin më tepër Ballkanin gjatë ditës së diel dhe në orët e para të së hënës.

Moti i keq pritet të godasë dhe Italinë, ku parashikimet flasin për reshje bore dhe në kuota të ulëta./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.