I ftohti vdekjeprurës godet SHBA-të, 50 persona humbin jetën

SHBA po përballet prej disa ditësh me të ftohtë ekstrem, ku temperaturat kanë arritur në -30 gradë celcius. Mediat raportojnë për 50 persona

Janar 19, 2024 - 23:28
 0
I ftohti vdekjeprurës godet SHBA-të, 50 persona humbin jetën

SHBA po përballet prej disa ditësh me të ftohtë ekstrem, ku temperaturat kanë arritur në -30 gradë celcius.

Mediat raportojnë për 50 persona të vdekur në 10 shtete.

Stuhitë e forta të borës shkulën pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike, duke shkaktuar vdekjen tragjike të kalimtarëve. Dhjetëra persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin nga vala e të ftohtit.

Bora e madhe dhe ngrica po godasin edhe Uashingtonin.

Kushtet e rënda të motit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë temperatura veçanërisht të ulëta edhe në jug të SHBA.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.