“I gjetëm brenda në dëborë”, flet banori që u erdhi në ndihmë turistëve në Malin e Korabit
Dy turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në dëborë pranë Malit të Korabit, janë transportuar për ndihmë mjekësore me helikopter. Ata u shpëtuan pas një operacioni që zgjati disa orë e ku u përfshinë forca të policisë së Dibrës, Kukësit, ato të Policisë Kufitare, si dhe KFOR. Të parët që i shkuan në […]
Dy turistët çekë, të cilët mbetën të bllokuar në dëborë pranë Malit të Korabit, janë transportuar për ndihmë mjekësore me helikopter. Ata u shpëtuan pas një operacioni që zgjati disa orë e ku u përfshinë forca të policisë së Dibrës, Kukësit, ato të Policisë Kufitare, si dhe KFOR.
Të parët që i shkuan në ndihmë ishin banorë të zonës. Një prej tyre, në një prononcim për gazetarin Neki Feta, tregon momentin kur i gjetën.
“Të parët që shkuan i gjetën brenda në dëborë. Ne shkuam në ndihmë pak më pas, por e dhamë ndihmën tonë. Njëri ishte në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri më mirë”.
Sipas banorit, turistët mbetën të bllokuar për shkak të një orteku dëbore.
“Ka rrëshqitur bora, i ka vënë bora para. Ortek. Kanë shpëtuar mrekullisht”.
/f.s
What's Your Reaction?