“I jam mirënjohës Shqipërisë për këtë takim”/ Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Rusia na ka shkaktuar vuajtje, ja çfarë po synojnë ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York dhe që drejtohet nga Shqipëria. Zelensky i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama dhe kryesisë shqiptare për organizmin e mbledhjes. Ai tha se Rusia ka shkaktuar 754 ditë vuajtje dhe shtoi se agresoni rus […]

Shtator 20, 2023 - 18:45
 0
“I jam mirënjohës Shqipërisë për këtë takim”/ Zelensky në Këshillin e Sigurimit: Rusia na ka shkaktuar vuajtje, ja çfarë po synojnë ndaj Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, që po zhvillohet në New York dhe që drejtohet nga Shqipëria.

Zelensky i shprehu mirënjohjen kryeministrit Edi Rama dhe kryesisë shqiptare për organizmin e mbledhjes.

Ai tha se Rusia ka shkaktuar 754 ditë vuajtje dhe shtoi se agresoni rus synon aneksimin e territoreve ukrainase, por jo vetëm kaq.

“I nderuar kryeministri Rama, i jam mirënjohës kryesisë shqiptare për ogranizimin e këtij takimi. Qysh prej nisjes së agresionit në shkallë të gjerë, shteti, që për disa arsye ështëisërish i pranishëm këtu mes anëtyarëve të KS, ka shkaktuar 754 ditë vuajtje. Rusia ka vrarë dhejtëra mijëra nga njerëzit tanë, i ka shndërruar civilët në refugjatë duke shkatërruar familjet e tyre. Natursht, shumica njohin të vërtetën për këtë luftë, një agresion kriminal, i paprovokuar nga Rusia kundër vnedin tonë, që synon të aneksojë territoret dhe burimet ukrainase. Por nuk është vetëm kaq. Përmes këtij agresioni, synon të minojë të gtjitha normat ndërkombëtare që kërkojnë të mbrojnë botën nga luftërat. Dua t’i shpreh mirënjohjen të gjithë atyre që e kanë njohur agresionin.

Asambleja e Përgjithshme ka njohur faktin që kjo është një luftë e shkaktuar nga Rusia, por kjo nuk ka ndryshuar asgjë për Rusinë në OKB. OKB e gjen veten në një situatë të bllokuar kur vjen fjala te agresioni”, theksoi ai.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.