I jepet lamtumira e fundit “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku; mes të pranishmëve edhe ministrat shqiptarë Igli Hasani e Taulant Balla

Afrim Bunjaku, Rreshteri I policisë së Kosovës që u vra  nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zvecanit ,  u përcoll  këtë

Shtator 25, 2023 - 19:30
 0
I jepet lamtumira e fundit  “Heroit të Kosovës” Afrim Bunjaku; mes të pranishmëve edhe ministrat shqiptarë Igli Hasani e Taulant Balla

Afrim Bunjaku, Rreshteri I policisë së Kosovës që u vra  nga një grup kriminal serb në Banjskë të Zvecanit ,  u përcoll  këtë të hënë pasdite për në banesën e fundit.

 

Ceremonia mortore u zhvillua në vendlindjen e tij në fshatin Samadrexhe të Vushtrisë.

 

Ishin më mijëra qytetarët por edhe personalitetet të jetës publike në Kosovë që I dhanë lamtumirën e fundit efektivit që dha jetën për ruajten e rendit dhe sigurise publike në vendin e tij.

 

Në mesin e të pranishmeve ishin edhe dy ndër Ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, ai për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministri I Brendshëm Taulant Balla.

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shpalli  “Hero i Kosovës” policin e vrarë dje në Banjskë të Zveçanit, rreshterin Afrim Bunjaku.

 

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.